Thirrje për ofertë për blerje mjetesh shkollore

THIRRJE PËR OFERTË PËR BLERJE MJETESH SHKOLLORE

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

 

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS në kuadër tëprogrameve dhe projekteve që do të zbatojë gjatë vitit 2022, shpall thirrjen për ofertë për blerjen e mjeteve shkollore, me qëllim ofrimin e shërbimeve në kuadër të programeve dhe projekteve që zbatohen në terren.

Informacion i Përgjithshëm

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht Nisma) është një organizatë jofitimprurëse e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016 me NIPT L61429451E. Nisma është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i Nisma është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjyptiane. Nisma advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël.

Që nga gusht 2021 Nisma ARSIS është duke ofruar shërbime mbështetëse për familjet Afgane të vendosura në Shëngjin me mbështetjen e Vital Voice Global Partnership. Për këtë qëllim në kuadër të ofrimit të shërbimeve psikosociale dhe të menaxhimit të rasteve është e nevojshme blerja e mjeteve shkollore për fëmijët përgjatë periudhës dhjetor 2021 – maj 2022.

Termat e thirrjes

Janë të ftuar të gjithë bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit. (klikoni në dokumentet këtu  nisma-arsis.org/…/Kerkese-Oferte-Blerje-Mjetesh-Shkollore.xlsx  për të gjetur: 

  1. Kërkesë për ofertë;
  2. Praktikat e mira të biznesit.

Kushte të përgjithshme

  1. Çmimi i ofruar duhet të jetë me të gjitha taksat e përfshira, targuar dhe duhet të vendoset përbri produktit respektiv, në rubrikën e “Çmimit / njesi”;
  2. Në rast se përveç çmimit të ofruar, furnitori aplikon edhe % zbritje, atëherë ajo duhet të deklarohet në ofertë;
  3. Të cilësohet afati dhe kushtet e garancisë pas blerjes për produktet e ofertuara.
  4. Transporti i produkteveduhet të sigurohet nga furnitori;
  5. Cilësia e produkteve të ofruara duhet të jetë në përputhje me standartet e cilësisë CE;
  6. Sëbashku me ofertën, furnitori duhet të dorëzojë patjetër edhe një kopje të NIPT-it/ licensës.
  7. Ekstrakt të thjeshtë të subjektit (me datë jo më parë se 3 muaj nga dita e aplikimit në këtë procedurë);
  8. Katalog me produktet e ofertuara, me specifikimet teknike te produkteve;
  9. Dokumentin e bashkangjitur “Praktikat e mira të biznesit” të plotësuar e të firmosur.

 

Procedura e aplikimit

Afati i paraqitjes së ofertës financiare duhet të jetë jo më vonë se data 7 Janar 2022, ora 16:00.

Oferta duhet të paraqitet në një nga dy format e mëposhtme:

  • Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga “e Kavajës”, Pallati A, Shkalla 3, Hyrja 27, Tiranë, KP 1023. Në zarf duhet të shënohet “Ofertë financiare për blerjen e mjeteve shkollore”.
  • Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: initiative.arsis@gmail.com. Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet “Ofertë financiare për “Ofertë financiare për blerjen e mjeteve shkollore”.

Ofertat e dorëzuara pa çmim të specifikuar, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.

Kjo thirrje për ofertë financiare nuk e detyron Nisma ARSIS të lidhë kontratë për shërbimin/produktet e listuara sipas kësaj thirrje.

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 698233113, ose e-mail: initiative.arsis@gmail.com.