TERMA REFERENCE

Angazhimi i dy ekspertëve të politikave për hartimin e një youth-led policy brief

Projekti

“Zëri i të Rinjve për Paqe dhe Përfshirje” 

Kohëzgjatja e shërbimit

Mars – May 2026 

Zona e shërbimit

Durrës, Shqipëri

Aktiviteti

Youth Leadership Boot Camp

 

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në kuadër të zbatimit të projektit “RYCognizing YPS – Meaningful Youth Participation in the Western Balkans”, financuar përmes Skemës së Granteve të RYCO, synon të forcojë pjesëmarrjen kuptimplotë të të rinjve në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes që lidhen me paqen, përfshirjen sociale dhe parandalimin e dhunës. Si pjesë e komponentit të advokimit dhe ndikimit në politika, projekti parashikon zhvillimin e një policy brief-i të udhëhequr nga të rinjtë, i cili do të sintetizojë gjetjet nga konsultimet rinore, hartëzimi i komunitetit dhe dialogu institucional në nivel vendor.

Rreth Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i NISMA ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. NISMA ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël. 

Shërbimet mbështetëse psiko-sociale ofrohen nga NISMA ARSIS për të gjithë fëmijët e ekspozuar ndaj rrezikut të lartë dhe në nevojë për mbrojtje të menjëhershme. Fëmijët e akomoduar në këtë shërbim referohen nga sistemi i mbrojtjes së fëmijëve në nivel vendor dhe qendror. Kategoritë e fëmijëve përfitues të shërbimeve përfshijnë fëmijët në situatë rruge, viktima të mundshme dhe ose në rrezik trafikimi, fëmijët e huaj të pashoqëruar migrant, të rikthyer, etj.

Përshkrim i projektit

Projekti “RYCognizing YPS – Pjesëmarrje Kuptimplotë e të Rinjve në Ballkanin Perëndimor” synon të forcojë rolin e të rinjve si aktorë aktivë të paqes, përfshirjes dhe pjesëmarrjes demokratike në të gjithë rajonin. I zbatuar në kuadër të Skemës së Granteve të RYCO, projekti promovon angazhimin kuptimplotë të të rinjve në dialog, nisma komunitare dhe procese politikëbërëse që lidhen me Rininë, Paqen dhe Sigurinë (YPS). Përmes ngritjes së kapaciteteve, shkëmbimit rajonal dhe veprimeve të udhëhequra nga të rinjtë, iniciativa synon t’i pajisë të rinjtë me aftësitë, platformat dhe mundësitë për të kontribuar në kohezionin social, parandalimin e polarizimit dhe ndërtimin e komuniteteve gjithëpërfshirëse dhe reziliente në Ballkanin Perëndimor.

Qëllimi i shërbimit

Qëllimi i këtij angazhimi është zhvillimi i një policy brief-i gjithëpërfshirës, i bazuar në evidencë dhe në kontributet e të rinjve, që ofron rekomandime konkrete dhe të zbatueshme për:

        Promovimin e paqes dhe kohezionit social

        Rritjen e përfshirjes së të rinjve në vendimmarrje

        Parandalimin e dhunës dhe polarizimit në nivel lokal

Dokumenti do të jetë në përputhje me agjendën tw Rinjtw, Paqja dhe Siguria (YPS) dhe me kuadrin e qeverisjes vendore në Shqipëri dhe Mal të Zi.

Fusha e punës dhe detyrat kryesore

Ekspertët do të jenë përgjegjës për:

1.     Dizajni dhe struktura e policy brief-it

        Hartimi i strukturës dhe qasjes metodologjike

        Integrimi i perspektivës youth-led dhe YPS

 

2.     Analiza dhe sintetizimi i të dhënave

        Analiza e inputeve nga:

        Konsultimet me të rinjtë

        Hartëzimi i Komunitetit

        Tryezat institucionale

 

3.     Draftimi dhe Finalizimi i Dokumentit

        Hartimi i draftit të parë

        Integrimi i komenteve nga partnerët dhe të rinjtë

        Finalizimi i policy brief-it

 

Kohëzgjatja dhe niveli i angazhimit

 

Eksperti

Vendndodhja

Ditë Pune

Ekspert i Politikave 1

Shqipëri

6 ditë

Ekspert i Politikave 2

Mal i Zi

6 ditë

TOTAL

 

12 ditë pune

 

Kriteret e kualifikimit

Ekspertët duhet të kenë:

        Diplomë në shkenca sociale, politika publike, marrëdhënie ndërkombëtare ose fusha të ngjashme

        Eksperiencë në hartim policy briefs / analiza politikash

        Njohuri mbi youth participation, peacebuilding ose social inclusion

        Aftësi shumë të mira analitike dhe shkrimi politikEksperienca në projekte rajonale ose YPS konsiderohet avantazh.

 

Deliverables

Grupi i ekspertëve duhet të dorëzojë:

        Struktura e policy brief-it

        Drafti i parë i dokumentit

        Versioni final i policy brief-it

Procedura e aplikimit

 

Aplikantët duhet të dorëzojnë:

        CV

        Ofertë financiare (nëse aplikohet si ekip/kompani)

        Shembuj të punëve të mëparshme ose referenca

Afati dhe forma e dorëzimit

 

Ofertat duhet të dorëzohen:

📧 Me email në adresën: procurement@nisma-arsis.org

OSE

📍 Në adresën fizike: Rr. Sali Butka, Pallatet T.B.M, Ap.1, Tirana, Albania

🗓 Afati i fundit i dorëzimit: 28 Shkurt 2026

Ofertat e dorëzuara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

 

Kriteret e vlerësimit

Vlerësimi Teknik – 70 pikë

·       Eksperiencë në analiza politikash – 30 pikë

·       Eksperiencë në youth / peacebuilding / inclusion – 20 pikë

·       Cilësia e qasjes metodologjike – 20 pikë

Vlerësimi Financiar – 30 pikë

 

 

 

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.