TERMA REFERENCE

Angazhimi i grupit të ekspertëve / Trajnerëve

Projekti

“Zëri i të Rinjve për Paqe dhe Përfshirje” 

Kohëzgjatja e shërbimit

Mars – April 2026 (ditët e trajnimit – 30 Mars – 01 Prill 2026)

Zona e shërbimit

Durrës, Shqipëri

Aktiviteti

Youth Leadership Boot Camp

 

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, në kuadër të projektit “RYCognizing YPS – Meaningful Youth Participation in the Ëestern Balkans”, financuar nga RYCO Grant Scheme, do të organizojë një Youth Leadership Boot Camp që synon të fuqizojë të rinjtë si aktorë të paqes, përfshirjes sociale dhe pjesëmarrjes demokratike. Në këtë kuadër, organizata kërkon të angazhojë një grup prej tre ekspertësh/trajnerësh profesionistë, të cilët do të jenë përgjegjës për dizajnimin e moduleve, ofrimin e trajnimit dhe vlerësimin përfundimtar të aktivitetit.

Rreth Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS

Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS (shkurtimisht NISMA ARSIS) është një organizatë jofitimprurëse, e cila është themeluar në shkurt të vitit 2016. NISMA ARSIS është një aktor jo qeveritar me influencë në sektorin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Mision i NISMA ARSIS është të ofrojë shërbime dhe zgjidhje të qëndrueshme për individë dhe grupet më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare me theks të veçantë në komunitetet Rome dhe Egjiptiane. NISMA ARSIS advokon dhe lobon në nivel lokal dhe qëndror mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, zhvillimit dhe pjesëmarrjes, përmirësimit të kushteve social-ekonomike të familjeve të tyre dhe fuqizimit të kapaciteteve të shërbim ofruesve, organizatave jofitimprurëse, profesionistëve dhe aktorëve të tjerë të cilët punojnë me fëmijët në situatë vulnerabël. 

Shërbimet mbështetëse psiko-sociale ofrohen nga NISMA ARSIS për të gjithë fëmijët e ekspozuar ndaj rrezikut të lartë dhe në nevojë për mbrojtje të menjëhershme. Fëmijët e akomoduar në këtë shërbim referohen nga sistemi i mbrojtjes së fëmijëve në nivel vendor dhe qendror. Kategoritë e fëmijëve përfitues të shërbimeve përfshijnë fëmijët në situatë rruge, viktima të mundshme dhe ose në rrezik trafikimi, fëmijët e huaj të pashoqëruar migrant, të rikthyer, etj.

Përshkrim i projektit

Projekti “RYCognizing YPS – Pjesëmarrje Kuptimplotë e të Rinjve në Ballkanin Perëndimor” synon të forcojë rolin e të rinjve si aktorë aktivë të paqes, përfshirjes dhe pjesëmarrjes demokratike në të gjithë rajonin. I zbatuar në kuadër të Skemës së Granteve të RYCO, projekti promovon angazhimin kuptimplotë të të rinjve në dialog, nisma komunitare dhe procese politikëbërëse që lidhen me Rininë, Paqen dhe Sigurinë (YPS). Përmes ngritjes së kapaciteteve, shkëmbimit rajonal dhe veprimeve të udhëhequra nga të rinjtë, iniciativa synon t’i pajisë të rinjtë me aftësitë, platformat dhe mundësitë për të kontribuar në kohezionin social, parandalimin e polarizimit dhe ndërtimin e komuniteteve gjithëpërfshirëse dhe reziliente në Ballkanin Perëndimor.

Qëllimi i shërbimit

Të sigurohet një program trajnimi cilësor, i bazuar në metodologji interaktive dhe qasje të të rinjve në paqe dhe siguri (YPS), që zhvillon kapacitetet e të rinjve në:

–        Ndërtimin e paqes dhe dialogun

–        Lidershipin rinor

–        Advokimin dhe pjesëmarrjen qytetare

–        Përfshirjen sociale dhe diversitetin

–        Menaxhimin dhe transformimin e konflikteve

 

Fusha e punës dhe detyrat kryesore

Grupi i ekspertëve do të jetë përgjegjës për:

 

1.     Dizajnimi i modulëve të trajnimit

–        Hartimi i kurrikulës dhe metodologjisë së Boot Camp-it

–        Përshtatja e materialeve sipas kontekstit rajonal dhe YPS frameëork

–        Koordinimi me ekipin e projektit për finalizimin e agjendës

 

2.     Ofrimi i trajnimit (delivery)

–        Facilitimi i sesioneve të Boot Camp-it

–        Zhvillimi i ushtrimeve praktike dhe interaktive

–        Mbështetja e proceseve të punës në grupe dhe reflektimit

 

3.     Raportimi dhe vlerësimi final

–        Kontribut në raportin teknik të aktivitetit

–        Vlerësim i rezultateve të të nxënit dhe feedback-ut të pjesëmarrësve

–        Dokumentim i praktikave të mira dhe rekomandimeve

 

Kohëzgjatja dhe niveli i angazhimit

Angazhimi total për ekipin e ekspertëve:

Komponenti                                      Llogaritja                          Total ditë

Përgatitja e moduleve            3 trajnerë × 2 ditë               6 ditë

Ofrimi i trajnimit (3 ditë)         3 trajnerë × 3 ditë               9 ditë

Raportim dhe vlerësim final   3 trajnerë × 1 ditë               3 ditë

TOTAL                                                                                     18 ditë pune

 

Kriteret e kualifikimit

Ekspertët duhet të kenë:

–        Eksperiencë në trajnime për të rinjtë / youth development

–        Njohuri në peacebuilding, social inclusion, ose civic engagement

–        Eksperiencë në facilitim trajnimesh interaktive

–        Aftësi raportimi dhe dokumentimi

Eksperienca në projekte rajonale ose YPS konsiderohet avantazh.

 

Deliverables

Grupi i ekspertëve duhet të dorëzojë:

–        Kurrikulën dhe materialet e trajnimit

–        Agjendën finale të Boot Camp-it

–        Kontribut në raportin teknik final

 

Procedura e aplikimit

 Aplikantët duhet të dorëzojnë:

–        CV

–        Ofertë financiare (nëse aplikohet si ekip/kompani)

–        Shembuj të punëve të mëparshme ose referenca

 

Afati dhe forma e dorëzimit

 Ofertat duhet të dorëzohen:

 Me email në adresën: procurement@nisma-arsis.org

OSE

 Në adresën fizike: Rr. Sali Butka, Pallatet T.B.M, Ap.1, Tirana, Albania

 Afati i fundit i dorëzimit: 28 Shkurt 2026

Ofertat e dorëzuara pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

 

Kriteret e vlerësimit

 Vlerësimi i ofertave do të kryhet nga një komision i ngritur nga Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS dhe do të bazohet në parimin e raportit më të mirë cilësi–çmim (Best Value for Money).

Procesi i vlerësimit do të përfshijë dy faza:

–        Vlerësimi teknik

–        Vlerësimi financiar

–        Vetëm ofertat që kalojnë pragun minimal teknik do të konsiderohen për vlerësim financiar.

Vlerësimi teknik (maksimumi 70 pikë)

 

Kriteri

Përshkrimi

Pikët Maks

Eksperienca profesionale e ekspertëve

Eksperiencë në trajnime për të rinjtë, peacebuilding, social inclusion, civic engagement

25

Cilësia e qasjes metodologjike

Metodologji interaktive, youth-centered, participatory learning

20

Eksperienca në projekte të ngjashme

Angazhime në projekte rajonale / ndërkombëtare / YPS

15

Aftësia për raportim dhe dokumentim

Eksperiencë në raportim teknik dhe evaluim

10

Pragu minimal teknik për kualifikim: 70% (49 pikë)

 

Politikat e Mbrojtjes së Fëmijëve: Të gjithë personat që punojnë me programet e Nisma ARSIS janë të detyruar të respektojnë politikat e mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve, politikat e mbrojtjes nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual, rregulloren e brendshme të Nisma ARSIS, kodin e sjelljes, Legjislacionin e plotë për Mbrojtjen e Fëmijëve si dhe çdo dokument tjetër për të cilin duhet të ketë dijeni.