Initiative ARSIS implemented awareness-raising activities in Korça, Shkodër and Tirana, with a focus on schools, institutions and public spaces

22 October 2020

Within the anti-trafficking month of October, Initiative for Social Change ARSIS has implemented awareness-raising activities in schools, institutions and public spaces in Korca, Shkoder and Tirana, with the aim of informing and raising awareness of trafficking in human beings.

The ARSIS initiative offered the opportunity to more than 30 day-care centre children to undertake learning through fun. At the House of Colours, the Multidisciplinary Community Centre and the Gonxhe Bojaxhiu centre and under the theme Movie Day children aged 9–18 years watched films suitable for their age on the phenomenon of trafficking and the process of reintegration of the victims into society.

ARSIS organised in Shkodra and Tirana information sessions for 220 elementary school children with the discussions focused on the phenomenon of human trafficking, the various forms of trafficking and exploitation, institutions that provide support, case reporting and the process of reintegration into society. EH (16 years old) said: “Thank you for informing us and telling us how difficult life is for a victim of trafficking. I will share the information you gave me with my friends at school.”

Book Corner was an innovative activity that took place in the park by the Artificial Lake and in Skanderbeg Square, Tirana. The purpose was to inform young people and other age groups on issues related to human trafficking through publications and reports on the phenomenon. More than 800 leaflets and 36 copies of publications on trafficking issues were distributed during the activity.

Nisma ARSIS organizoi aktivitete ndërgjegjësuese në Korçë, Shkodër dhe Tiranë me fokus në shkolla, institucione dhe ambjente publike

22 Tetor 2020

Në kuadër të muajit antitrafik Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS ka realizuar aktivitete publike në  Tiranë Shkodër dhe Korçë me angazhimin e shkollave, institucioneve publike dhe komuniteteve me qëllim informimin, dhe ndërgjegjësimin lidhur me fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Ekipi i Nisma ARSIS bëri të mundur që mbi 30 fëmijë të qendrave ditore të mësojnë përmes argëtimit. Nën emërtimin “Movie Day” pranë “Shtëpisë së Ngjyrave”, “Qendrës Komunitare Multidisiplinare” dhe qendrës “Gonxhe Bojaxhi” fëmijë të grupmoshave 9-18 vjeç kanë ndjekur filma të përshtatshëm për moshat specifike lidhur me fenomenin e trafikimit dhe procesin e riintegrimit në shoqëri të viktimave.

Po kështu në Tiranë dhe në Shkodër u organizuan sesione informuese me rreth 220 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe u diskutua mbi fenomenin e trafikimit të personave, format e trafikimit dhe shfrytëzimit, institucionet që ofrojnë shërbime në mbështetje të viktimave, format e raportimit të rasteve, procesin e riintegrimit në shoqëri etj. E.H.  16 vjeç shprehet “Ju falenderoj që na informoni dhe na tregoni se sa e vështirë është jeta për një viktimë trafikimi. Informacionin që ju më dhatë do ta ndaj dhe me shokët dhe shoqet në shkollë”.

“Këndi i Librit” ishte aktiviteti risi i realizuar pranë Parkut të Madh të Liqenit Artificial dhe Sheshit “Skënderbej”. Qëllimi: informimi i të rinjve, të rejave dhe çdo grup moshë tjetër në lidhje me çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore, njohja me publikime, raporte, studime dhe përvoja të ndryshme mbi këtë fenomen. Gjatë aktivitetit u shperndanë mbi 800 fletëpalosje dhe 36 kopje publikimesh mbi çështje të trafikimit.