Initiative ARSIS provided emergency services to 35 children and youth during September 2020

29 September 2020

In September, an Initiative for Social Change ARSIS provided emergency services to 35 children and youth. The support, provided by a team of professionals with a vast experience in the protection of children’s rights, focused on three main pillars: Identification of children in street situation, Safe transportation, and Psychological and social support for juveniles in contact with the law.

“I have been staying on the street for about two weeks because none of my relatives would accept me in their home while my stepmother cannot take care of me. I would like to eat and stay in a warm place as I do not have anywhere to live,” said one of the children who is receiving services from ARSIS.

Eight children were identified as being in a street situation, begging, sleeping, and some together with their families. All assisted cases were evaluated, accompanied and referred to child protection staff at the Municipality of Tirana to undergo assessment and receive long-term support based on their needs. Sixteen children were provided with safe transport in the presence of a psychologist and social workers.

“In recent years we have seen an increase in the interest of society in child protection, seen in the large number of reports and the friendly approach that institutions have in this regard. However, more commitment and cooperation is needed from the structures responsible for the protection of children’s rights and from the community itself,” said one of the employees.

Eleven juveniles in contact with the law were assisted in six police stations, five in Tirana Municipality and one in Kamza Municipality, and were referred to child protection staff for continued monitoring.

The main threats juveniles face are sexual harassment, living in an unsafe street situation, peer conflict, domestic, physical and psychological violence, and eviction. The service, provided 24 hours a day, is making an extraordinary contribution to establishing a friendly approach for all who are in contact with the law.

NISMA Arsis mundësoi shërbime  emergjente për 35 fëmijë në qytetin e Tiranës

29 Shtator 2020

Gjatë muajit shtator Nisma për ndryshim shoqëror ARSIS ka ofruar shërbimet emergjente për 35 raste. Mbështetja e ofruar nga një ekip profesionistësh me eksperiencë të gjatë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve është fokusuar në tre shtylla kryesore, Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge; Transport i Sigurt; Mbështetje psikologjike dhe sociale për të miturit në kontakt me ligjin.

“Kam rreth 2 javë që qëndroj në rrugë pasi asnjë nga të afërmit nuk më pranojnë në shtëpinë e tyre ndërsa njerka nuk mundet të kujdeset për mua. Unë do doja të ushqehesha dhe të qëndroja në një vend të ngrohtë pasi ku nuk kam asnjë person ku të mbështetem dhe nuk kam një vend që të jetoj” thotë një nga fëmijët që po merr shërbime nga organizata.

8 fëmijë janë identifikuara në situatë rruge, duke ushtruar lypësi, fjetur, apo dhe të shoqëruar nga familjarët e tyre. Të gjitha rastet e asistuara janë vlerësuar, shoqëruar dhe referuar drejt punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve në Bashkinë Tiranë, për një vlerësim dhe mbështetje afatgjatë bazuar në nevojat e tyre. 16 fëmijëve u është ofruar shërbim i transportit të sigurt, me prezencën e psikologut/es dhe punonjësit/es social/e në mënyrë që për fëmijët të ofrohet asistencë gjatë gjithë udhëtimit për në banesë.

“Vitet e fundit shihet një rritje e interesit të shoqërisë për mbrojtjen e fëmijëve, e cila vërehet nga numri i lartë i raportimeve dhe qasja miqësore që kanë institucionet në këtë drejtim. Megjithatë, nevojitet më shumë angazhim dhe bashkëpunim nga strukturat përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe vetë komunitetit” thotë një nga punonjësit.

11 të mitur në kontakt me ligjin janë asistuar në 6 komisariate, 5 në Bashkinë Tiranë dhe 1 në Bashkinë Kamëz, të cilët janë referuar drejt punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve për monitorim në vazhdimësi.

Çështjet kryesore për të cilat të miturit përballen me ligjin janë kallëzime për ngacmim seksual; situatë rruge; konflikte ndërmjet bashkëmoshatarëve; dhunë në familje, fizike dhe psikologjike; largim nga banesa. Ky shërbim që ofrohet jashtë orarit zyrtar, është një kontribut i jashtëzakonshëm për ngritjen e një qasje miqësore për të gjithë të miturit në kontakt me ligjin.

Kjo mbështetje ofrohet në kuadrin e programit” Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore në dhe nga Shqipëria”, një konsorcium organizatash lokale dhe ndërkombëtare i cili udhëhiqet nga UNICEF Albania dhe mbështetet nga qeveria Britanike.