Stories

Menaxhimi i rasteve të fëmijëve në konflikt me ligjin

Menaxhimi i rasteve të fëmijëve në konflikt me ligjin është sfidues duke filluar me vështërsinë e raportimit dhe menaxhimit proaktiv deri në riintegrimin e tyre në shoqëri.

2 vellëzër të mitur, A.R dhe L.R janë identifikuar nga Ekipi i Shërbimit Emergjent të Nisma ARSIS, që ofron ndihmë psikologjike dhe sociale në stacionet e policisë në Kamëz dhe Tiranë, që merren me fëmijë në kontakt me ligjin. Ata janë pjësë e një familje e përbërë prej 5 vetash, me prindërit dhe një motër më të vogël. Hapat e parë drejt kontakteve me ligjin kanë qënë kur fëmijët ishin frekuentues të shkollës 9-vjeçare, në klasë të 5 dhe të 7-të. Ata largoheshin vazhdimisht nga shkolla dhe pjesën më të madhe të kohës e kalonin në rrugë, ku janë identifikuar shpesh herë në situatë rruge. Me kalimin e kohës braktisën shkollën dhe kryenin veprime të cilat u përshkallëzuan duke i vendosur  fëmijët përballë ligjit për kryerjen e dënimit alternativ me Shërbim Prove.

Nisma ARSIS ka mundësuar riintegrimin e  A.R dhe L.R si dhe të fëmijëve të tjerë nëpërmjet punësimit të pjesshëm në biznes lokal, mbështetjes psikologjike për të miturit, këshillim për prindërit, lehtësimin e kontakteve ndërmjet të miturve dhe Shërbimit të Provës, proces ky i zhvilluar nën Monitorimin e vazhdueshëm të Punonjësit të Mbrojtjes së Fëmijës. “Plotësimi i kohës së të miturve nëpërmjet aktiviteteve të cilat nxjerrin në pah aftësitë e e tyre në punën, përforcon imazhin e tyre për veten duke rritur vetëvlerësimin dhe motivimin për t’ia dalë” thotë Ardit Reka, Punonjës Social.

Funksionimi dhe qëndrueshmëria e këtij mekanizmi mbështetës, gjithëpërfshirës lehtëson dhe përforcon besimin e të miturve në sistemin e mbrojtjes.

“Tani kemi shokë të rinj më të mirë të cilët nuk na krijojnë probleme dhe na ofrojnë mundësi që ne të mbështesim familjen tonë” thonë A.R dhe L.R

LAYOUT

SAMPLE COLOR

Please read our documentation file to know how to change colors as you want

BACKGROUND COLOR

BACKGROUND TEXTURE