Çfarë mund të gjesh në këtë publikim!

Mendoni se jeni viktimë e trafikimit, një viktimë e mundshme e trafikimit ose në rrezik trafikimi?

Dëshironi të mësoni më shumë rreth shërbimeve të ofruara në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri?

Ky publikim ofron disa informacione themelore por të rëndësishme për shërbimet që fëmijët, të rinjtë, prindërit, mësuesit, oficerët e policisë, punonjësit socialë, anëtarët e komunitetit mund të gjejnë në qytetin dhe komunitetin e tyre dhe të cilave mund t’u referohen.